E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet nëna e të miturës së abuzuar nga 46 vjeçari në Pogradec: Të dënohet ai maskara! Vajza u tmerrua
Publik News

Flet nëna e të miturës së abuzuar nga 46 vjeçari në Pogradec: Të dënohet ai maskara! Vajza u tmerrua

Nëna e vajzës së abuzuar në Pogradec nga 46-vjeçari Blerim Bizgjoni, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku ka theksuar se 13 vjeçarja shkonte e mërzitur në shtëpi.

“Ne e kishim të besuar, që po rrinte vajza me vajzën e tij, me të ëmën, me atë, ne e dinim familje të besuar. Vinte vajza ime, e mërzitur, çfarë ke biri i mamit?

Nuk shpreheshte… Pastaj tha mami kështu kështu që në nëntor, kemi dy vjet që jam e lidhur me atë. Ne e dinim njeri të sigurt, mirëpo doli maskara. Ai vinte këtu te ne, më tha mua ku e keni burrin,se do ta marr në punë, i thashë e kam këtu.

Erdhi u njohën, bënë muhabet, e pastaj na tha, vajza jote ka krahë te unë, e ushqej unë, me të ngrënë, me të gjitha do ta mbaj unë. Vajza mbrëmë u tmerrua, më tha mami lojta nga mendë, i thashë cfarë ke me mami?

Vajza shpreheshe, por mori policinë. U tha jam shumë e shqetësuar ju lutem më ndihmoni.

Vajza më thoshte që ai donte ta godiste, ta përdhunonte, e kishte rrahur, e dinte ai që babai nuk është në gjendje ta mbrojë. Unë kërkoj të dënohet dhe të mos afrohet, nuk e dua më atë lloj familje, ajo familje është shumë e shkatërruar, ju lutem shumë, nuk kam besim më, unë atë familje e dija të besuar, kam nevojë shumë për ndihmë edhe është e mira që të më ndihmoni.

Ndihem e dëshpëruar, e mërzitur, shpresoj vetëm te shteti, në asnjë vend tjetër. Vajza është shumë e mërzitur, e trishtuar, nuk shprehet kollaj vajza ime”, ka thënë nëna.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.