E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Besa Shahini i paraqet dorëheqjen Edi Ramës, ja kush është ministrja e re e Arsimit
Lajme

Besa Shahini i paraqet dorëheqjen Edi Ramës, ja kush është ministrja e re e Arsimit

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor parauniversitar, Besa Shahini ka dhënë dorëheqjen nga posti i Ministres së Arsimit, më herët se çfarë kishte parashikuar.

Shahini i ka komunikuar Edi Ramës dorëheqjen në zyrën e tij në Kryeministri, ku në të njëjtën kohë është prezantuar edhe zëvendësuesja e saj.

“Ky është një moment i vështirë ndarjeje, pasi jam shumë i kënaqur me ju, vlerësoj shumë gjithçka që ke bërë deri tani”, u shpreh Rama.

Tashmë postin e Ministres së Arsimir do ta mbajë deputetja dhe ish-dekane e Fakultetit Ekonomik në Elbasan, Evis Kushi.

“Kushi nuk ka plagjaturë, se e ka bërë doktoraturën në Angli. Pra është si me provë të thuash. Jemi në rregull nga kjo anë,” tha kryeministri Rama për ministren e re.

wergf34g34g43g.jpg

Por kush është Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi?

Ajo ka lindur në Elbasan më 7 tetor 1975, ndërsa studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Ekonomik, dega Administrim Biznesi.

Gjithashtu në vitet 2003-2008 ka studiuar në Staffordshire University, Angli, PhD në Ekonomi Turizmi. Në vitin 2010 ka marrë titullin “Profesor i Asociuar” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ndërsa në vitin 2016 ka marrë titullin “Profesor” në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Evis Kushi ka një përvojë të gjatë punë në universitet, pasi nga viti 1998 deri në vitin 2013 ka qenë lektore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Në vitin akademik 2008-2009 ka qenë lektore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Ekonomik, Maqedoni, ndërsa në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Mandatin e aprë si deputete Kushi e ka marrë në qarkun e Elbasanit në vitin 2013, ndërsa aktualisht është edhe anëtare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat.

Ajo është autore dhe bashkautore e botimeve të ndryshme shkencore në fushën e marketingut dhe turizmit.

Kryeministri Rama në prezantimin paraprak të ministres së re të Arsimit është shprehur se është i sigurt se Kushi nuk ka plagjiaturë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.