Takimi me Bashën, zv.ambasadorja amerikane dhe diplomatët Soreca e Norman mbërrijnë në selinë e PD
Zv.ambasadorja e SHBA Leyla Moses-Ones dhe diplomatët Soreca e Norman kanë mbërritur pak minuta më parë në PD për tu takuar me Lulzim Bashën.
Pritet që në takimit t’i bashkohet nga momenti në moment ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ndërsa sipas njoftimit, të pranishëm do të jenë dhe Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili. Çështja kryesore në bisedime mendohet të jetë përgatitja për zgjedhjet e 25 prillit dhe mos arritja e dakordësisë mes palëve dje në Këshillin Politik për implementimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



