E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse më sheh shtrembër’, ja pse nisi ‘lufta’ me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës
Lajme

Pse më sheh shtrembër’, ja pse nisi ‘lufta’ me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali i tij si dhe një nga agresorët.

Ngjarja ndodhi në lagjen ne.13 në qytetin bregdetar. Shkak i sherrit të dhunshëm mes babë e bir dhe fisit Tatozi nisi pasi një prej tyre iu drejtua se; “Pse më shihni shtrembër”.

Kaq mjaftoi që mes Armando Baboçit, i cili shoqërohej nga djali, Erald Gjini, dhe Klodjan Dacit, Henri Tatasi (I plagosur) si dhe Sergio Tatasi të niste një përplasje fizike, ku u përdorën dhe karrige e shkopinj bejsbolli dhe me pas u perdor arma e zjarrit. Ndërkohë, dy të tjerë, Endri Cimo (Bregu) dhe Argit Kastrioti janë arrestuar për ‘Moskallëzim krimi”, ndersa dyshohet se me arme zjarri ka qelluar Klodjan Daci.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.