E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thanas Floqi, jeta e një patrioti
Publik News

Thanas Floqi, jeta e një patrioti

 

Njëri nga nënshkruesit e aktit historik të shpalljes sëPavarësisë së Shqipërisë është dhe delegati i qytetit tëKorçës, Z.Thanas Floqi. U lind në Korçë më 14 janar të1884. Kur ishte ende fare i vogël familja e tij u shpërngulnga Korça dhe u vendos në qytetin Krav jo asara të Greqisë. Shkollën fillore dhe atë të mesme të ulët i kreu në këtëqytet, gjimnazin e kreu në qytetin Mesolongji, ndërsastudimet universitare i kreu në Athinë, për degën e drejtesisë.

Më 1905, bashkë me vëllanë e tij Kriston, vendosi tëemigrojë në ShBA ku kishte dëgjuar se kishte punë dhefitime. Në ShBA, pas shumë endjesh, më në fund zurivend në Jamestown, New York, ku kishte edhe shumëshqiptarë të tjerë.

Në mërgim, në ShBA, me disa patriotë shqiptarë, kubënte pjesë dhe ai, u krijua shoqëria shqiptare “Malli iMëmëdheut”, në mbledhjet e së cilës organizoheshinkonferenca, mblidheshin ndihma,këndoheshin e mësoheshin edhe këngë patriotike.

Këtu Thanas Floqi i frymëzuar nga ndjenja e dashurisëpër Mëmëdhenë dhe për të ndezur zjarrin e saj në zemrate shqiptarëve të mërguar, kompozoi e shkroi vetë këngën“O trima luftëtarë”. Kjo këngë u pëlqye shumë dhe u përhap në të gjitha anët ku kishte shqiptarë dhe më vonë, në Shqipëri. Gjatë demostratave dhe kryengritjeve tëndryshme ajo u këndua nga rinia e populli dhe ngritipeshë zemrat e luftëtarëve.

Gjatë qëndrimit të tij në ShBA Thanas Floqi u njoh dhe u miqësua me shumë patriotë shqipëtar dhe sidomos me Fan Nolin, Kristo Dakon, Sotir Pecin e të tjerë. Ky ifundit , në Boston botonte gazetën shqip “Kombi”. Nëkëtë gazetë Thanas Flloqi shkruante rregullisht, herëduke i vënë artikujve nënshkrimin e tij, herë me pseudonimin “Një kryengritës i Jamestown-it”.

Më 1908 detyrohet të kthehet në atdhe për dy arsye: Sëpari, për shkak të shpalljes së kushtetutës turke (Hyrjetit) nga qeveria osmane e udhëhequr nga Turqit e Rinj. Sëdyti, pasi mori lajmin e vdekjes së babait të tij.

Vendi i parë ku u ndal ishte Vlora ku miq e të njohur e pritën krahë hapur. Atje u njoh dhe u miqësua me shumëpatiriotë të ketij qyteti, si Marigo Pozio, kunata e vëllait të tij. Këtu ai ndihmoi aktivisht për themelimin e klubitptriotik “Labëria”.

Në vitin 1909 Thanas Floqi që rritet në Korçë si drejtorpër të çelur shkollën shqipe me 5 klasa vajza e djem. Llambi Durolli në një shkrim të botuar në gazetën“Shkumbini” do të theksonte se shkolla e Korçës nukpati jetë të gjatë sepse armiqtë e kundërshtuan atë.

Veç detyrës si mësues Thanasi krijoi në Korçë njëmandolinatë, një kor etj. Nëpër rrugët e Korçës për tëparën herë filluan të dëgjohen këngë shqipe me tri zëra.

Në atë kohë Thanasi kompozoi një vjershë të MihalGramenos për Krishtëlindjet, një duet me titullin “Krejtnj’ashtu sikur pranvera” vjershë e Hilë Mosit e botuar në“Burbuqet e Pranverës”. Kompozoi edhe vjershën e VasoPashës “Moj Shqypni e mjera Shqypni, një Hymn përsulltan Mehmetin (me rastin e Hyrjetit) si dhe një“Fantazi” dedikuar Aladro Kastriotit i cili në shenjëmirënjohje i dhuroi një fotografi të tijën me autograf.

Thanas Floqi dha kontribut të madh edhe si publicist, duke shkruar në gazetën “Korça” të Sami Pojanitrregullisht artikuj me rëndësi patriotike. Në këtë kohë tëbie në sy artikulli “Shkronjat tona do t’i mbrojmë me gjak”. Për sa i përket shkrimeve të gazetës “Korça”, atotrajtonin probleme nga më të ndryshmet, duke prekuredhe çështje të politikës ndërkombëtare të lidhura me interesat e vendit tonë dhe me përmbajtje patriotike. Kështu në gazetën “Korça” nr.25 datë 10.10.1909, nëartikullin me titull “Austria,Italia dhe Shqipëria”, aishkruan tekstualisht kështu: “Çudi po bëjmë si u ndez kjozenie ne mes shtypit të këtyre dy fuqive mbi kurrizintonë pa pyetur edhe neve ose më mirë pa ditur ne gjësendi.”

Shpallja e Pavarësisë kombëtare, Thanasin e gjeti përsërinë Vlorë. Ai së bashku me Petro Fotografin dhe me patrioten Marigo Pozio, bënë stampën e shqiponjës dhepërgatitën me qindra flamurë që do të zbukuronin atë ditëtë shënuar gjithë Vlorën.

Thanasi me Petro Fotografin stampuan flamurët e parë qëngriti Ismail Qemali mbi portën e shtëpisë ku punoiKongresi. I entuziazmuar nga ato çaste të paharruara, Thanas Floqi kompozoi Himnin e Flamurit, tekstin e tëcilit e bëri në ato ditë patrioti Murat Toptani. Që nga ajoditë Himni i Flamurit filloi të këndohej nëpër rrugët e Vlorës e në të gjithë Shqipërinë.

Pas Shpalljes së Pavarësisë, emërohet gjykatës nëElbasan, ku mësoi të shkruanin shqip sekretarët e gjykatës. Në vitin 1913, me urdhër të Ismail Qemalit, emërohet në Shkodër si përkthyes nga anglishtja në shqip“Pranë komisionit ndërkombëtar”. Më pas kthehet nëElbasan, ku Aqif Pashë Biçakçiu e mori pranë vetes përmbrojtjen e letërkëmbimit zyrtar. Në 1914 emërohetkryesekretar i drejtorisë së përgjithshme të sigurimitpublik, por këtë detyrë Thanasi nuk e pranoi. I rëndësishëm për të do të ishte emërimi si kryesekretar nëMinistrinë e Drejtësisë të asaj kohe.

Në jetën e Thanas Floqit, pas kthimit në Elbasan, do tëishte dhe martesa e tij me Anastasinë, mbesën e tëmirënjohurit Lef Nosit.

Në Elbasan, së bashku me Aleksandër Xhuvanin e Simon Shuteriqin ai u përpoq për të rihapur shkollën e vajzaveqë ishte mbyllur bashkë me shkollën Normale ngashkaku i anomalive të brendshme që ndoshën në ato vite, sidomos në Shqipërinë e Mesme.

Duhet theksuar se Thanas Floqi ishte një poliglot me zotërimin e gjuhëve: greqishte e re dhe e vjetër, latinishten, italishten, frëngjishten, ndërkohë që ka botuaredhe veprat e tij: Fjalori italisht-shqip me 25 mijë fjalëdhe 680 faqe. Ka përkthyer na italishtja: 3 rrëfenja ngaDe Amiçe “Ushtari”, “Ditët e prapme të Pompeit”, ”Arsen Luben kundër Sherlok Holmsit”, “Tre Musketierët” të Aleksandër Dumas.

Thanas Floqi do të sëmurej rëndë në fillim të vitit 1943 dhe do të mbyllte sytë në Elbasan më 8 shkurt 1945 duke lënë pas një trashëgimi shumë të pasur./ Gjergji Totozani

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.