E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD nxjerr videon: Premtimi i Bashës për rrogën bazë 300 euro, që në shtator të 2019
Lajme

PD nxjerr videon: Premtimi i Bashës për rrogën bazë 300 euro, që në shtator të 2019

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përmes një shënimi në facebook thotë se “në 25 prill do të mbarojë loja për propagandën e Edi Ramës”.

 

Teksa publikon një video me deklaratën e Bashës dhe të Ramës sa i përket vlerës së rrogës bazë të shqiptarëve, Zhupa thotë se kryeministri aktual di vetëm të kopjojë angazhimin publik të kreut të demokratëve.

Në video shihet se Basha në një deklaratë në shtator të 2019 thotë se në 6 mujorin e parë të qeverisjes së tij rroga bazë do jetë 300 euro,  ndërsa Rama thotë në shkurt të 2020 se nga 1 janari i 2021 do të jetë 300 mijë lekë.

“Lulzim Basha ka prezantuar disa nga pikat e planit tonë për ringritjen e ekonomisë, me parimin bazë: paratë duhet të jenë në xhepat e qytetarëve dhe jo të pushtetarëve dhe oligarkëve. Ndërsa Rama që dështoi 8 vjet në pushtet pa bërë asgjë në shërbim të qytetarëve, di vetëm të kopjoj angazhimin publik të Bashës.

Game Over në 25 prill, për propagandën e Ramës !” shkruan Zhupa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.