Rrahën fort 20-vjeçarin, arrestohet një person dhe shpallen në kërkim dy të tjerë
Bënë për spital 20-vjeçarin, arrestohet një person dhe shpallen në kërkim dy të tjerë (DETAJE)
Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi kanë dhunuar me sende të forta një person.
Bëhet me dije se shtetasi F. L., 22 vjeç, pasi në bashkëpunim me shtetasit S. S., 50 vjeç dhe A. H., 27 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim, në fshatin Kërkovë, Vlorë, ka goditur me sende të forta shtetasin I. L., 20 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: F. L., 22 vjeç, pasi në bashkëpunim me shtetasit S. S., 50 vjeç dhe A. H., 27 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim, në fshatin Kërkovë, Vlorë, ka goditur me sende të forta shtetasin I. L., 20 vjeç.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprimet e mëtejshme procedurale”, njofton polica.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



