E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konkubinat e qeverisë zihen për flokësh. Kush do ta fitojë shëndetësinë, Agaçi apo Manastirliu?
Publik News

Konkubinat e qeverisë zihen për flokësh. Kush do ta fitojë shëndetësinë, Agaçi apo Manastirliu?

Dallaveret me barnat dhe kompanitë farmaceutike kanë filluar të dalin sheshit. Shëndetësia që Edi Rama mundohet ta shesë si një nga fitoret e qeverisë së tij ka përfunduar në dorë të dy konkubinave që “falen” tek dy njerëzit më të rëndësishëm dhe me më shumë pushtet aktualisht. E para është Ogerta Manastirliu me kredite të forta tek shefi i qeverisë. E dyta është drejtoresha e re e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Elisa Berziu, mikeshë e afërt dhe pjesë e eskortës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Elisa Berziu nuk është rastësisht në postin që ka marrë në dorë prej dy javësh. Pa plotësuar as kriterin e vjetërsisë në punë ajo, papritur e pakujtuar, u katapultua nga drejtoreshe e Drejtorisë Rajonale e Tiranës të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, në Drejtoreshë e Përgjithshme e tij. Loja ka qenë e fortë dhe e ashpër, dhe këtë betejë e fitoi ashiqare Engjëll Agaçi.

Elisa zuri vendin e Rudina Degjonit e dërguar e posaçme e Ogertës në Fond, për të firmosur e vulosur çfarë dhe si donte Ministrja e Shëndetësisë. Me të në krye të institucionit me të rëndësishëm të rimbursimit të barnave dhe zbatimit të kontratave të konçensioneve në shëndetësi, Ogerta Manastirliu bëri çfarë deshi. Për më shumë se një vit miliona euro shkuan në xhepin e depove të preferuara të Ogertës dhe rregullat e lojës ndryshuan kryekëput.

Por Ogerta ka një kundërshtar të fortë brenda Kryeministrisë. Ai është Engjëll Agaçi, të cilit nuk i është bindur për shumë afera që eminenca gri e Bablokut ka urdhëruar ti bëjë. Prandaj, Agaçi është betuar që Ogertës ti vërë shqelmin sa më shpejt të mundet. Mision që nuk është edhe aq i lehtë për aq kohë sa Ogertën e mbron dhe përdor sipas qejfit vetë kreu i qeverisë, Edi Rama.

Gjë që me sa duket nuk e ka zmbrapsur Engjëll Agaçin, i cili ndërkohë ka krijuar çetën e vet femërore (të gjithë duan të imitojnë Edi Ramën), çetë që, pas kënaqësive, udhëtimeve jashtë, dhuratave të çmuara dhe parave tanimë kërkon edhe poste të larta publike.

Pra kjo është koha e konkubinave të Agaçit dhe me një të tillë Sekretari i vogël dhe i kërrusur i Kryeministrisë ka shënuar fitoren e betejës së parë në shëndetësi.

Ish drejtoresha Rudina Degjoni u përcoll me turp nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe KLSH i ka përgatitur dosjen e saj për t’ia çuar prokurorisë. Asaj i ka dalë në mbrojtje shefja e vet, Ogerta, duke e “strehuar” në ministrinë që drejton, por Rudina e ka gjithësesi davanë të vështirë për ta fituar.

Pasardhësja e saj, Elisa e Tiranës, që deri dje bënte kërdinë me gjoba nëpër farmacitë e kryeqytetit, ka filluar reprezaljen në Fondin e Sigurimit Shëndetësor. Puna në këtë institucion është paralizuar. Rregullat e lojës kanë filluar të ndryshojnë me shpejtësi. Njerëzit e Ogertës po zëvendësohen me njerëzit e Agaçit dhe depot farmaceutike kanë ndryshuar adresën ku çojnë bakshishet e majme te tregut të ilaçeve.

Elisa Berziu nuk po zhgënjen si të gjitha të ngjashmet e saj, që shërbimet speciale, dhënë njerëzve specialë, po shpërblehen me pushtet dhe vende pune qe prodhojnë para. Ajo falet çdo ditë tek mbrojtësi i vet, Agaçi, dhe ende pa mbushur muajin i ka vënë kufirin tek thana Ministres së Shëndetësisë, në të njëjtën kohë kryetare e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Përballë kësaj situate, Engjëll Agaçi fërkon barkun nga kënaqësia në zyrën e tij, krenar për krijesat monstruoze që ka hedhur në tregun e pushtetit.

Lufta ka nisur hapur dhe egër. Dy të dërguarat e shefave kanë filluar të zihen për flokësh dhe pika e parë i është shënuar Elisës.

Por cili prej tyre do ta fitojë këtë betejë? A do ta mbrojë Edi Rama, Ogertën e vet? Historia ka treguar se Kryeministri nuk u qëndron shumë gjatë besnik shërbëtorëve të tij. Të shohim ç’lloj mostre ka qëlluar të jetë Agaçi!

Historia vazhdon…Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.