E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë shkrimtarja dhe skenaristja Shpresa Vreto
Publik News

Ndërron jetë shkrimtarja dhe skenaristja Shpresa Vreto

Bota e artit ka hyrë në zi pas një lajmi të hidhur.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare shkrimtarja dhe skenaristja shqiptare Shpresa Vreto.

Vreto ka shkruar disa libra për fëmijë dhe ka bërë disa skenare për filma të njohur shqiptarë.

Ajo është një nga krijueset më të realizuara të kulturës shqiptare, pasi ka shkruar skenaret e filmave “Mirela”, “Kur xhirohej një film”, “ Fillim i vështirë”, etj.

Gjithashtu skenaristja ka bashkëpunuar me Petrit Rukën në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990 dhe ka shkuar librat “Shokë Shkolle”, “Vit i paharruar” etj.

Shpresa Vreto realizoi anëtarësimin e vendit në një organizatë botërore shumë të rëndësishme, si IBBY (Bordi Ndërkombëtar i Librit për Fëmijë e të Rinj), krijoi një bibliotekë që frekuentohej nga fëmijë e prindër (diku pranë Politeknikumit) dhe themeloi revistën e suksesshme “Sirena e vogël”./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.