E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I zhdukur bashkë me dy kushërinjtë në Malësinë e Madhe, flet babai i Klement Pepajt: Doli për kafe po s’u kthye më
Publik News

I zhdukur bashkë me dy kushërinjtë në Malësinë e Madhe, flet babai i Klement Pepajt: Doli për kafe po s’u kthye më

Nush Pepaj, babai i Klement Pepaj thotë se nuk ka asnjë informacion për djalin e tij pasi herën e fundit ai i ka thënë se do të dilte për kafe dhe prej atëherë nuk është kthyer më.

Me bashëshorten Gjelina Pepaj, Nush Pepaj është shprehur se djali nuk i kishte folur për ndonjë problem, por sipas banorëve të fshatit Vrith, i riu kishte probleme droge. Tre të rinjtë, Vilson Çutaj dhe Klement e Daniel Pepaj janë të afërm me njërit-tjetrin dhe dyshohet se janë konfliktuar për parcelat e drogës.

“Nuk dimë asgjë për ta. Policia ka bashkëpunuar me ne. njëri është djali im, tjetri djali i dajës. Sipas tjerve, kanë qenë në Razëm. Unë me djalin kam komunikuar vazhdimisht, ndoshta ka pasur konflikte po s’mi ka shfaqur mua.

Ne nuk kemi ditur gjë vetëm kur ka ardhur policia në 3 të natës. Atë natë nuk kishim as drita. Pyetën ku është Keli, pamë dhe nuk ishte aty. Na thërritën në rajon të policisë. Ne nuk dinim asgjë.

Ne jemi të afërm. Klement ka ardhur para një viti se ka qenë në Francë, ka punuar në një kioskë të vogël në Razëm. Kam frikë mos e ka implikuar njeri me ndonjë problem. Sipas versionit, i kanë thënë disa bashkëfshatarë policisë se kanë asur probleme drogës.

Sipas politikës, djali i axhës është parë me armë. Këto janë thjesht thënie, unë nuk e di të vërtetën se nuk kam qëllime konfliktesh.

Jo se nuk ka bashkëpunuar policia me ne po i kërkoj Ministrit të Brendshëm që të vërë në dispozicion gjithcka që ti sjellë kufomat tek shtëpia”, tha Nush Pepaj për mediat.

Ndërkohë, Policia thotë se vetëm dje kallëzimi për zhdukjen e tre të rinjve është bërë nga vëllai i Vilson Çutaj, shtetasi me inicialet O.Ç, i cili është njëherësh kushëri i dy personave të tjerë edhe këta të zhdukur, Klement e Daniel Pepaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.