E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eurodeputeti FRANCEZ shpërthen në OFENDIME RACISTE: Me futjen e SHQIPËRISË merr fund BE!
Bota

Eurodeputeti FRANCEZ shpërthen në OFENDIME RACISTE: Me futjen e SHQIPËRISË merr fund BE!

Eurodeputeti francez Jerome Riviere, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e mbajtur për prezantimin e paketës së zgjerimit të BE-së ka shpërthyer në deklarata raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Eurodeputeti Riviere tha se me futjen e Shqipërisë, Bashkimi Europian kërcënohet terroristët islamikë shqiptarë.

Ai shkoi dhe më tej duke thënë se futja e Shqipërisë do sillte fundin e BE-së, pasi do të kishte sulme terroriste në vendet europiane nga terroristët islamik shqiptarë.

“Me futjen e Shqipërisë në BE, do të rrezikohemi nga terrorizmi. Futja e Shqipërisë në BE do të shkaktojë fundin e BE-së. Do kishte sulme terroriste në gjithë BE-në nga islamikët e Shqipërisë.”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i President i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, ndaj deputetit racist dhe ksenofob francez.

McAllister i kërkoi të fliste me respekt dhe mos të përdorte etiketime të tilla. Pas këtyre fjalëve në sallë pati ovacione në mbështetje të McAllister, duke shprehur mbështetjen ndaj shqiptarëve dhe dënimin e deklaratave të eurodeputetit racist.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.