E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtuesi 31-vjeçar i VPO-së, Sebastian Kurz,  do të jetë kryeministri i ri i Autrisë
Bota

Drejtuesi 31-vjeçar i VPO-së, Sebastian Kurz, do të jetë kryeministri i ri i Autrisë

Austri, e djathta fiton zgjedhjet—fituesi i madh, e djathta populiste

Partia e Popullit e Austrisë (VPO), partia e qendrës së djathtë të Austrisë, fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura sot.

Parashikimet nga sondazhet e votuesve, tregojnë se VPÖ ka fituar 30,2 për qind të votava, e ndjekur nga partia populiste e djathtë, Partia e Lirisë (FPÖ), me 26,8 për qind të votave.

Partia Social Demokrate, partnerja e tanishme në koalicionin e madh qeverisës së Austrisë, doli e treta me 26,3 për qind të votave.

Dy partitë e djathta, VPO dhe FPO pritet të formojnë koalicionin qeverisës.

Drejtuesi 31-vjeçar i VPO-së, Sebastian Kurz, aktualisht ministri i Jashtëm i Austrisë, do të jetë kryeministri i ri i Autrisë dhe drejtuesi më i ri në botë.

Emigracioni ishte tema kryesore e fushatës dhe të dyja partitë kryesore u pozicionuan kundër emigracionit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.