Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të ministres Elisa spiropali me anë të një postimi në facebook.
Ai ka shkruar se nuk ka udhull Eskobarin, por Isa Boletinin, Vojo Kushin e gjithë heronjtë e kësaj toke që na bëjnë krenarë.
“Zotërinj dhe Zonja palaço! Unë nuk kam idhull Eskobarin por Isa Boletinin, Avni Rustemin, Vojo Kushin, Mujo Ulqinakun, Margarita Tutulanin dhe gjithë Heronjtë e kësaj toke që na bëjnë krenarë dhe shqiptarë”, shkruan Meta.
Gjatë deklaratës së saj, në Opinion ministrja Spiropali tha se Meta po dekoron ata që kanë vdekur para 100 vitesh. Po dekoron të vdekurit. Dekoratat nuk po ua jep familjarëve që e meritojnë nderin e tyre, por është elektrorale,”-tha ministrja.
Ministrja socialiste Elisa Spiropali ka ironizuar presidentin Ilir Meta për dekoratat që ai po shpërndan, duke e quajtur “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, për shkak se dekoron ata që kanë vdekur para 100 vitesh.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i analistëve në studion e “Opinion”, të cilët i kanë thënë ministres që të mos flasë në atë mënyrë, pasi ata kanë dhënë jetën për atdheun.
Edhe drehtuesi i emisionit Blendi Fevziu i ka kërkuar Spiropalit që të bëjë kujdes me ato që thotë.
“Unë kam kritikat e mia për luftën, por ata kanë rënë dëshmorë”, tha Fevziu, ndërkohë që me ironi i është përgjigjur një nga gazetarët, duke u shprehur: ““Epo dëshmorët dekorata mund të marrin, se tendera nuk marrin dot”.



