E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-truproja i Berishës  në seancë, shtyhet gjyqi për Izet Haxhinë, karantinohet avokati Idajet Beqiri
Publik News

Ish-truproja i Berishës në seancë, shtyhet gjyqi për Izet Haxhinë, karantinohet avokati Idajet Beqiri

 

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia është paraqitur mesditën e sotme në seancën për vrasjen e Azem Hajdarit, e cilësuar si “vrasja e shekullit”.

Mirëpo, në një kohë që trupa e gjyqtarëve dhe prokuori ishin në sallë bashkë me Izet Haxhinë, i shpallur fajtor dhe i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Azem Hajdarit, në seancë s’është paraqitur avokati Idajet Beqiri.

Beqiri ka dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës një kërkesë për shtyrjen e gjyqit pasi është karantinuar në shtëpinë e tij sepse dyshohet se është prekur nga Covid-19. Seanca e radhës është caktuar më datë 23 tetor 2020 dhe aty pritet të vendoset nëse ish-kryeministri Berisha dhe 30 persona të tjerë do të merren si dëshimtarë apo jo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.