E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Esat i Rilindjes’, Meta akuzon rëndë Ramën: Ke nxjerr në shitje Shqipërinë dhe Kosovën, je zëdhënës i armiqve të Kombit
Publik News

‘Esat i Rilindjes’, Meta akuzon rëndë Ramën: Ke nxjerr në shitje Shqipërinë dhe Kosovën, je zëdhënës i armiqve të Kombit

Karikaturë nga Bujar Kapexhiu

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i është përgjigjur sërish kryeministrit Rama, pas ironisë që ky i fundit bëri sot kur tha se “unë mbaj në maskë trëndafil ndërsa Meta mund të vërë dhe Vojo Kushin”.

Kreu i Shtetit ka reaguar me tone të ashpra dhe me akuza të rënda ndaj Ramës, duke e quajtur zëdhënës të armiqve të Kombit dhe si person që ka nxjerrë në shitje Shqipërinë dhe Kosovën.

Sipas Metës Rama, të cilin ai e quan Esat i Rilindjes, duke nënkuptuar Esat Pashë Toptanin, nuk ka respekt për dëshmorët e Atdheut që kanë humbur jetën në luftën Nacionalçlirimtare.

Shënimi i plotë i Metës

Esati i Rilindjes, zëdhënësi i armiqve të Kombit Shqiptar, guxoi sërish sot të marrë nëpër gojë Vojo Kushin, duke ofenduar për të disatën herë Dëshmorët e Atdheut, familjarët e tyre, veteranët dhe të gjithë shqiptarët që nderojnë dhe krenohen me vlerat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Esati i Rilindjes, pengu i armiqve më të egër të Kombit Shqiptar, që ka nxjerrë në shitje Shqipërinë dhe Kosovën provoi para të gjithë shqiptarëve për të disatën herë se i urren Dëshmorët dhe Heronjtë e Atdheut, si Vojo Kushi, që kanë sakrifikuar gjithçka, duke falur edhe jetën e tyre, për Atdheun!

Esati i Rilindjes, armiku më i egër i socialistëve idealistë, guxoi sot të fyejë edhe simbolin e tyre dhe të Partisë Socialiste, trëndafilin e kuq si gjaku, që prej kohësh e ka zëvendësuar me gjethen e kanabisit dhe barin e egër të Rilindjes, që rritet në llumin e oligarkisë dhe bandave.

Esati i Rilindjes duhet ta ketë të qartë se numërimi mbrapsht për të dhe Sektin pa nder, pa vlera e pa Atdhe që përfaqëson, ka filluar dhe NUK DO NDALET!

TRE MILIONË ILIRË NË 25 PRILL I KA GATI!

Dhe nuk më thua, o trendi buburrec, kur do dalësh në përballje me mua?

Mezi po të pres!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.