E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pipero bën deklaratën e fortë: Askush të mos mendojë se maska na mbron nga COVID-19
Publik News

Pipero bën deklaratën e fortë: Askush të mos mendojë se maska na mbron nga COVID-19

Vendimi i qeverisë për mbajtjen e maskës edhe në mabinete të hapura ka hapur debat në opinionin publik.

Edhe mjeku Pëllumb Pipero, që më herët kishte deklaruar se ishte kundër mbajtjes së maskës në ambiente të hapura doli kundër vetes së tij pas vendimit të qeverisë, duke thënë se maska duhet mbajtur tashmë si në ambientë të mbyllura edhe në të hapura.

Por edhe pse mjeku Pipero thotë se maska është e detyrueshme, në emisionin “Open” ai u shpreh se asnjë nuk duhet të mendojë se maska të mbron nga koronavirusi, por është vetëm një formë parandalimi për përhapjen e spërklave.

“Askush të mos mendojë se maska na mbron nga koronavirusi. Jo, absolutisht. Është vetëm një formë parandalimi për shpërndarjen e stërklave, kaq”, tha Pipero.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.