E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kodi Zgjedhor në Venecia, reagon PD: Rama të thotë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisioni
Publik News

Kodi Zgjedhor në Venecia, reagon PD: Rama të thotë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisioni

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama, pasi presidenti Meta dërgoi në Venecia ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për të pritur më tej një opinion dhe përgjigjen e 5 pyetjeve drejtuar nga Presidenca.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se Rama ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias, dhe se ka refuzuar hapur apelin e  Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi.

Reagimi i Bardhit

Edi Rama duhet të shpjegojë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe pse i trembet zgjedhjeve demokratike sipas standarteve europiane.

Shqiptarët nuk i kanë borxh Edi Ramës pengmarrjen e Shqipërisë.

Refuzimi brutal i Edi Ramës ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë. Asnjë Kryeministër më parë nuk ka vënë në rrezik integrimin europian të Shqipërisë dhe nuk ka sfiduar hapur Bashkimin Europian për llogaritë e tij politike të ditës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.