Kryediplomati gjerman: Me Maqedoninë e Veriut do të mbahet konferenca ndërqeveritare kētė vit
Duket se Maqedonia e Veriut do të zhvillojë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në në muajin dhjetor, që do të thotë nisja zyrtare e procesit të anëtarësimit në Union.
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas thotë se konferenca ndërqeveritare do të mbahen brenda presidencës gjermane, që do të thotë brenda këtij viti. Në rastin e Shqipërisë, ai la të kuptohet se do të varet nga kushtet.
“Ne hapëm dyert për bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi në plan që Konferencën e Parë të Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut ta mbajmë para mbylljes së Presidencës Gjermane. Dhe – nëse kushtet do ta lejojnë – edhe me Shqipërinë”,deklaroi Maas.
Deklaratat e tij u bënë gjatë Forumit Ballkanik Kundër Antisemitizmit ku foli edhe për çështjen e emigracionit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



