E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga punimet e Kuvendit, deputetin e opozitës së re Adriatik Alimadhi.
Politikë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga punimet e Kuvendit, deputetin e opozitës së re Adriatik Alimadhi.

Përjashtimi nga punimet e Kuvendit erdhën pasi deputeti i opozirtës së re, Adriatik Alimadhi kërkoi fjalën si replikë ndaj kryeministrit Rama, por kryetari i parlamentit nuk ia dha.

Pas disa thirrjeve për tu ulur dhe me arsyetimin se po pengon deputetët e tjerë, kryetari i Kuvendit tha se Alimadhi është i përjashtuar nga seanca e sotme dhe do të kërkojë që të përjashtohet edhe për 10 ditë të tjera nga punimet e Kuvendit.

Debati mes Ruçit dhe Alimadhit

Alimadhi: Pse e bëni këtë qëllimisht ndaj meje

Ruçi: Po pengoni deputetin të flasë

Alimadhi: Po jo mo nuk po e pengoj

Ruçi: Të lutem. Nuk të ka përmendur emrin asnjëherë

Alimadhi: Bravo, bravo…nuk paskam gabuar që kam thënë tipik komunist i ndyrë që je, të privon të drejtën e fjalës dhe lirisë

Ruci: Për herë të dytë po të tërheq vëmendjen

Alimadhi: A do me dal fare nga parlamenti, se prandaj sillesh kështu ti

Ruçi: Ulu se po pengon

Alimadhi: PO jo mo zotëri se kam të drejtën e  fjalës

Ruçi: Po të tërheq vëmendjen për herë të tretë

Alimadhi: E çfarë pastaj?

Ruçi: Do dalësh jashtë

Alimadhi: A u kënaqe?! Më jep të drejtën e fjalës

Ruçi: Përjashtohesh nga seanca

Alimadhi: Bravo

Ruçi: Nëse do insistosh që nuk do dalësh jashtë do kërkoj të përjashtohesh 10 ditë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.