Shpërthejnë protestat në Greqi, mijëra qytetarë kundër karantinës së dytë, plagosen 2 policë, 11 të arrestuar
Ditën e sotme Greqia futet zyrtarisht në një mbyllje të dytë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Masat e reja nuk janë pritur mirë nga banorët pasi mijëra njerëz mbushën rrugët e Selanikut për të protestuar.
Tensionet u rritën midis policisë dhe demonstruesve në momentin kur u plagosën dy oficerë policie me gurë nga këta të fundit.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese për të shpërndarë turmat e protestueve të cilët qëllonin me gura.
Sipas autoriteteve, janë vënë në pranga 11 persona për dhunë të shkaktuar ndaj efektivë të policisë.
Kujtojmë se totali i rasteve pozitive me COVID-19 në Greqi ka kapur shifrën e 2,555 infektimeve, ku dhe fatkeqësisht kanë humbur jetën 34 persona.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



