E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump do nisë mitingjet e mëdha
Publik News

Trump do nisë mitingjet e mëdha

 

Presidenti Donald Trump po planifikon të nisë tubimet e mëdha në vend, të cilat e shoqëruar gjatë kohës së fushatës zgjedhore.

Këtë herë tubimet elektorale do kenë në qendër përplasjen ligjore për rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas Fox News, Trump synon të ndërmarrë hapa jotradicionale për të sfiduar rezultatin zgjedhor. Mes tyre janë edhe mitingjet e mëdha në shtete të ndryshme.

Përveç kësaj, Trump do të përdorë edhe nekrologjitë e njerëzve që kanë vdekur, por që kanë votuar në këto zgjedhje si provë për manipulimet. Ekipi i tij ka dërguar ekipe rinumërimi në shtetet e debatueshme.

Trump ka premtuar se do të ndërmarrë aksione ligjore në ditët në vijim. Ai nuk ka pranuar humbjen dhe u ka kërkuar donatorëve që të mbështesin fushatën ligjore për sfidimin e rezultatit zgjedhor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.