Ushtruan dhunë ndaj policit, arrestohen
Tre persona kanë rënë në pranagt e policisë, ndërsa një është shpallur në kërkim, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të policisë.
Në pranga ka rënën shtetasit D.N., 31 vjeç dhe F. N., 35 vjeç, E.D., 54 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij, S. D., 17 vjeç.
Personat në fjalë, pasi janë ndaluar nga punonjësit e Policisë Rrugore, nuk i kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar, por i kanë kundërshtuar ata me dhunë. Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. N., 31 vjeç banues në Çorovodë dhe F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, ndërsa 1 tjetër shpallet në kërkim. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 54 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi S. D., 17 vjeç, banues në Berat.
Këta shtetas, pasi janë ndaluar nga punonjësit e Policisë Rrugore, nuk i kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar, por i kanë kundërshtuar ata me dhunë. Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. N., 31 vjeç banues në Çorovodë dhe F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së Rendit Publik, për shkak të detyrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, kryer në bashkëpunim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



