Gjykata lë në burg menaxherin e qendrës së masazhit në Tiranë që shfrytëzonte për prostitucion të rejat
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Fatjon Hykën, menaxherin e qendrës së masazhit “Delir” ku i shfrytëzonte vajzat e reja si prostituta.
Prokuroria i kërkoi gjykatës masën e sigurisë “arrest me burg”, për 35 vjeçarin Fatjon Hyka.
Ky i fundit në cilësinë e menaxherit të qendrës të masazhit, rekrutonte femra nëpërmjet njoftimit në gazeta, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale
Prokuroria arriti që të siguronte disa prova nga një bllok shënimesh të vajzave që prostituonin ku shënonin oraret se kur ishin të gatshme që të kryenin prostitucion.
Ndërkohë që kanë dëshmuar edhe 4 vajza, të cilat po hetohen në gjendje të lirë.
Sipas informacioneve për mediat, 35-vjeçari i ka mohuar akuzat e parashtruara nga prokuroria, por gjykata nuk ia ka marrë parasysh.
Klientët në këtë qendër masazhatore paguanin nga 5 deri në 30 mijë lekë për shërbime seksuale. Klientët që kanë marrë shërbime seksuale kanë qenë kryesisht të huaj.
Mësohet se qendra e masazhit ku ushtrohej prostitucion ishte pranë sheshit Willson në Tiranë dhe se vajzat që ushtronin prostitucion ishin të moshës 20 deri në 30 vjeçe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



