E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Miss Globe 2020’ bukuroshja nga Kosova Linda Kolgeci
Publik News

‘Miss Globe 2020’ bukuroshja nga Kosova Linda Kolgeci

Ajo doli e para në mesin e 41 kandidateve të tjera. Lorinda është gjithashtu modele dhe aktore.

Ajo ka punuar me disa nga disenjatorët dhe fotografët më të mirë në Evropë dhe është shfaqur në serialin “O sa mirë”.

Udhëhequr nga Miss Albania 1995, Hygerta Sako, nata e kurorëzimit “Miss Globe 2020” u zhvillua në Parkun Olimpik në Tiranë, Shqipëri.

Ishte edicioni i 47- të i konkursit ndërkombëtar të bukurisëm që mbahet çdo vit nga Shoqata “Deliart”, me seli në Tiranë. Lorinda është mbesa e modeles dhe aktores shqiptare, Diellza Kolgeci, e cila u kurorëzua Miss Kosova në 1996.

Madje, vetë Diellza ka treguar se ajo e ka përkrahur mbesën e saj në këtë rrugë.

“Mbesa ime, Lorinda Kolgeci, do të përfaqësojë Kosovën në ‘Miss Globe 2020’, jam shumë e lumtur për Lorindën sepse e di që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në mënyrën më të mirë .P.S. normal unë besoj që edhe do të fitojë titullin e ‘Miss Globe 2020’ sepse për këtë arsye e kam propozu për të konkuruar prandaj dua fitore”, ka zbuluar Diellza Kolgeci.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.