E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jorida Tabaku: Në 7 vite Rama vetëm rriti borxhin. Me 25 prill gënjeshtrave do tu tregohet vendi
Publik News

Jorida Tabaku: Në 7 vite Rama vetëm rriti borxhin. Me 25 prill gënjeshtrave do tu tregohet vendi

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar shifrat që sipas saj qeveria në 7 vite ka gënjyer. Në një postim në Facebook,  Tabaku thotë se qeveria ka rritur borxhin dhe detyrimet e prapambetura.

Tabaku paralajmëron se më 25 Prill gënjeshtarëve do t’i tregohet vendi nga shqiptarët taksat e të cilëve u vodhën dhe keqpërdorën

“Erdhën në pushtet me premtimin se do zerojnë “Detyrimet e prapambetura” dhe i çuan me 620 milione Euro.

Moren kredi dhe rritën borxhin public me premtimin se do të zerojnë “Detyrimet e prapambetura”.

Burgosen qytetarë sepse nuk kishin paguar detyrimet karshi shtetit ndërkohë që nuk paguajnë detyrimet ndaj të tretëve.

Gënjyen, mashtruan dhe plaçkitën buxhetin e qytetarëve duke u lënë peshqesh të njëjtën shumë të detyrimeve të prapambetura që vetë u zotuan se do ta zerojnë.

Rriten borxhin e fshehur pa bere asnje km rruge, pa ndertuar nje shkolle te re, dhane cdo gje me koncesion e PPP.

Detyrimet e prapambetura sot janë 72.3 mld lekë (620 mln euro) dhe janë kosto në kurriz të shqiptarëve që paguajnë taksat më të larta në rajon dhe kanë konsumin e ulët në rajon.

Janë litar në qafë për familjarët që po shpenzojnë cdo gje për t’u shëruar nga coronavirus ndërsa shteti është i smëurë nga pangopësia dhe korrupsioni.

Më 25 Prill gënjeshtarëve do t’i tregohet vendi nga shqiptarët taksat e të cilëve u vodhën dhe keqpërdorën sa në PPP aq edhe në tendera”, shkruan Tabaku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.