Ish-Ministri Leonard Solis: Duhen urgjent spitale covid nëpër rrethe
Ish Ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis ka pranuar se situata e Covid-it ka goditur fort sistemin shëndetësor në vendin tonë.
Në një intervistë për “Abc” Solis shtoi se një tjetër problem është fakti se të infektuarit me koronavirus duhet të marrin trajtim në qytetin e tyre, pasi në të kundër shkakton probleme sociale.
Më tej, Solit tha se nëse do të ishte në të tillë situatë, ai do të pranonte të shikonte fytyrën e familjarëve përpara se të ndërronte jetë dhe jo të mjekëve.
“Unë nëse do të isha duke ndërruar jetë, do të doja që të shikoja fytyrën e familjarëve të mi për herë të fundit dhe jo të mjekëve. Tirana nuk ka spital për të gjithë. Kjo është edhe një situatë sociale e rënduar. Jo të gjithë kanë mundësi të vijnë në Tiranë. U aktivizua edhe mjeku i familjes dhe shyqyr që ndodhi kjo. Ne nuk duhet ta përqendrojmë të gjithë në Tiranë, por të decentralizohet në të gjithë rrethet. Nuk përballohet e gjithë situata vetëm në Tiranë. Nuk ka situatë të kuqe, rozë ose Rilindase. Të gjitha janë njëlloj,” tha Solis.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



