E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtësia për tërmetin u katandis në subjekt ironie dhe memesh
Publik News

Drejtësia për tërmetin u katandis në subjekt ironie dhe memesh

ImageNë Shqipëri, një vit pas tërmetit të fortë që goditi vendin, hetimet e nisura për shkatërrimet e shumta që ndodhën, me pasojë dhe vdekjen e dhjetëra qytetarëve, nuk janë mbyllur ende, me përjashtim të Durrësit.

Nga mbi 50 të arrestuarit thuajse të gjithë kanë lënë qelitë, ndërsa ka pasur dhe raste, si ai i drejtoreshës së Urbanistikës në Bashkinë e Kavajës e cila është rikthyer në detyrë, ndonëse është nën hetim për “vrasje nga pakujdesia”, raporton Zëri i Amerikës.

Për ironi, pak ditë pas tërmetit, ndërsa vizitonte prokurorinë e Durrësit, kryeprokurori i porsazgjedhur Olsian Çela do të deklaronte më 7 dhjetor 2019 se “reagimi i prokurorisë dhe zbatimi i ligjit do të jetë korrekt dhe i prerë. Në fund do të kemi rezultate të qarta për hetimin”.

Siç ndodh vazhdimisht me qeverisjen e Edi Ramës, edhe drejtësia për tërmetin u katandis në subjekt ironie dhe memesh.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama vjen në një vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit me një dokumentar të shkurtër, ku përshkruan përjetimet, si dhe momentet e para kur iu komunikuan pasojat e tmerrshme.

Rama shprehet se për të ka qenë një periudhë e çmendur dhe ndër më të vështirat në jetë.

Teksa thekson se Shqipëria ndodhet në rrugën e ringritjes, Rama pohon se i duhet kohë për rindërtimin e të gjitha banesave të shkatërruara, duke lënë të kuptohet se njerëzit e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit do të kenë një çati në kokë përtej afatit kohor të përcaktuar ( 2021-2022).

“Çdo krizë është një mundësi, e dija që duhet që këtë fatkeqësi duhet ta shndërroja në një fillim të mbarë, për mijëra familje, për ata për fëmijët e tyre, për të dalë më të fortë. Tashmë njerëzit kanë filluar që të kthehen në banesat e tyre dhe po ashtu janë ndërtuar shkollat dhe mësuesit dhe nxënësit kanë mundësi më të mira që nuk krahasohen me ato që humbën atë natë.  Kanë nisur dhe pallatet e para dhe do të bëjmë lagje të reja. Njerëzit ankohen, por unë nuk kënaqem kurrë nga puna ime. Me këtë punë kam mësuar se duhet durim, punët e mira duan shumë durim, bota i ka ngritur shumë më përpara këto që ne po i bëjmë tani, ne na duhet kohë dhe punë. Nuk na mungon përkushtimi”, – shprehet ndër të tjera Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.