E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e quan  vendimin e Këshillit të Qarkut  Kukës: Lajthitje kolektive, uroj që Prefekti ta refuzojë
Publik News

Rama e quan vendimin e Këshillit të Qarkut Kukës: Lajthitje kolektive, uroj që Prefekti ta refuzojë

Pas vendimit të këshillit të qarkut të Kukësit për t’i hequr titullin “Nderi i Kukësit” publicistit dhe politikanit Kosovar, ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Ai është distancuar nga ky veprim i këshillit të Kukësit, duke u shprehur se kjo është një lajthitje kolektive, por uron që Prefekti ta refuzojë.

Rama shprehet se parlamenti duhet të ndërhyjë për ta zgjidhur njëherë e mirë çështjen e titujve dhe medaljeve.

“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.

Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd”, shkruan Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.