E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dulla i qarkut Kukës, në fillim kreu universitetin “Kristal” pastaj mbaroi  shkollën e mesme natën
Publik News

Dulla i qarkut Kukës, në fillim kreu universitetin “Kristal” pastaj mbaroi shkollën e mesme natën

Drejt BE, me drejtues pushteti analfabetë, falsifikatorë e trafikantë/ Procedimi Penal Nr 32, datë 24.01.2020, i dërguar për gjykim më 21.09.2020; referuar vërtetimve nga Ministria e Arsimit, provojnë mashtrimin që Abdulla Nurë Domi i ka bërë zgjedhësve dhe organeve shtetërore, me dokumente arsimore false, duke përfituar detyrën Këshilltar i Bashkisë Kukës dhe Kryetar i Këshillit të Qarkut në zonën Kukës-Has-Tropojë; ndërkohë që deri në vitin 2019 ka përfituar postin Sekretar i Përgjithshëm i Prefekturës

Kryetari i Këshillit të Qarkut-Kukës, Abdulla Domi, është me diplomë false.

Nëse Rama, vërtetë nuk e ka ditur, po i provojmë se anëtari i Asamblesë Kombëtare të PS dhe drejtuesi politik e shtetëror i Qarkut-Kukës, Abdulla Nurë Domi, ka paraqitur diplomë universiteti false, për t’u emëruar Sekretar i Prefekturës më 2014-ën e më 2019, për t’u zgjedhur këshilltar i Bashkisë Kukës e Kryetar Qarku.

Referuar një Procedimi Penal Nr 32, datë 24.01.2020, dërguar për gjykim më 21.09.2020; dhe dokumenteve shkollore e arsimore , rezulton se Abdulla Nurë Domi, ka shkuar në universitet… 1 vit para se të përfundonte shkollën e mesme me korrespdencë dhe para se të merrte provimet e maturës shtetërore.

Faktet zyrtare

– Drejtoria e shkollës së mesme “Havzi Nela”-Kukës, në datën 20 korrik 2011, ka lëshuar Çertifikatë Notash me Nr. 423 Amzë, ku deklaron se Abdulla Nurë Domi, në vitin 2011, kë përfunduar shkollën e mesme sistemi korrespondecë, me notë mesatare 5.56.

– Në datën 02.08.2014, Rektori i Universitetit “Kristal”, ka lëshuar Diplomën Nr. 1392; me të cilën konfirmon, se studenti Abdulla Nurë Domi, në vitet 2010-2014, ka kryer studimet me kohë të plotë të Nivelit të Parë dhe është doplomuar në degën “Menazhim Biznesi”.

Mirëpo, në vitin mësimor 2010-2011, Dulla i Kukësit, rezulton se ka qenë nxënës i shkollës së mesme me korrespondencë, në gjimanzin “Havzi Nela”-Kukës; por… 1 vit para përfundimit të maturës shtetërore paska filluar universitetin.

Diplomën false dhe mashtrimin e Kryetarit të Qarkut Kukës, Abdulla Nurë Domi, duke e përdorur si të saktë në zyrat e shtetit; e provon vetë diploma e Unversitit “Kristal”; Shkresa Nr. 3550/1, datë 06.04.2020 e Arkivës Tiranë dhe Certifikata e Notave nga shkolla e mesme Kukës.

Me këtë diplomë, Dulla iu fut politikës, duke u propozuar nga Safeti dhe duke u “bekuar e pompuar” nga Edi Rama, me promovim si “intelektual i shquar”; ndoshta ngaqë e ka mesataren e notave 5.56, ose 0.56 pikë më të lartë se ish-ministrja Lindita Nikolla.

Nuk e dimë, nëse Dulla i Qarkut-Kukës i ka kryer apo jo vërtetë dhe studimet “Master”, që ka futur në dosjen zyrtare, për degët Juridik e Marrdhënie Ndërkombëtare në Kosovë e Maqedoni, siç kanë bërë dhe “kolegët” e tij Safet Gjici, Tom Doshi e Sadri Abazi.

Por dimë faktin, se këtë nivelin arsimor e kulturorur të këtij “intelektuali” me shkollë nate e diplomë universiteti false, e ka “testuar” dhe miratuar vetë babloku, për të drejtuar Qarkun Kukës.

Ndaj dhe pas skandalit të turpshëm me Veton Surroin; duke ua ditur nivelin “dru me pre” Safetit, Dullës e 13 këshilltarëve të qarkut, i quajti… “kolektiv injorantësh”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.