Prefekti i Kukësit Zenel Kuçana, nuk miraton vendimin e Këshilli i Qarkut për Veton Surroin
Në mënyrë skandaloze u nis, në mënyrë qesharake u bitis. Kryebashkiaku monist, rilindasi i Kukësit Safet Gjici udhëhoqi një nismë që Këshilli i Qarkut t’ia hiqte titullin e Qytetarit të Nderit publicistit të njohur kosovar, Veton Surroi.
Pasi lajmi tronditi opinionin publik në Shqipëri e Kosovë, kryeministri Edi Rama reagoi dhe e quajti një turp. Ai tha se ‘rilindasit’ e tij kanë pësuar një lajthitje kolektive, edhe pse këtë lajthitje kolektive me tone nacionaliste e ka nxitur vetë i pari. I zbythur, kryebashkiaku Gjici kërkoi falje dhe tha se nuk e kishte menduar gjatë. Ndërkohë sot, prefekti i Kukësit Zenel Kuçana tha se Surroit nuk do i hiqet titulli. Ai tha se nuk ka vendosur të konfirmojë vendimin e Këshillit të Qarkut
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



