E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO i ktheu pasuritë, SPAK kërkon sekuestrimin e pronave në zotërim të Adriatik Llallës
Publik News

GJKKO i ktheu pasuritë, SPAK kërkon sekuestrimin e pronave në zotërim të Adriatik Llallës

Struktura e Posaçme Anti-korrupsion ka kërkuar që të sekuestrohen pasuritë që janë në emër të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Pasuritë e Llallës më parë ishin në sekuestro, por GJKKO vendosi për heqjen sekuestros preventive ndaj pasurisë së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Prej vitit 2018, disa mijëra metra katrot tokë dhe një apartament në pronësi të Llallës u vendosën në sekuestro preventive, pas akuzave të ngritura ndaj tij për pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash.

Tani SPAK sërish ka kërkuar që të vihen në sekuestro: Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës; Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Aktualisht Llalla po gjykohet vetëm për mosdeklarim të të ardhurave. Nëse shpallet fajtor, Llalla rrezikon nga dënimi me gjobë, deri në tre vite burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.