E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ruçi, për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PS-së Marko Bello: Humbëm shokun dhe mikun e shtrenjtë
Publik News

Ruçi, për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PS-së Marko Bello: Humbëm shokun dhe mikun e shtrenjtë

“Sot iku Marko Bello. Familja humbi njeriun më të dashur, bashkëshortin dhe prindin, mungesa e të cilit do t’u shkaktojë një dhimbje të thellë.  Ne humbëm shokun, mikun dhe kolegun tonë të rrallë e të respektuar.  Shqipëria humbi një personalitet që i ka shërbyer me devocion si deputet për tre legjislatura, si ambasador, si ministër e si profesor.  Por mbi të gjitha, të gjithë humbëm një qytetar të denjë e patriot të madh.

I zgjedhur tri herë si deputet, Marko ishte një zë i fuqishëm qytetar dhe i qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Ka drejtuar me kompetencë e përkushtim disa komisione parlamentare dhe i ka dhënë nder, dinjitet e hijeshi figurës së deputetit të Kuvendit Shqipërisë.

Ndaj dhimbjen e thellë për humbjen e Markos dhe, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, u shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta”, shkruan në mesazhin e tij të ngushëllimit Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.