E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lulzim Basha shkon në familjen e 25-vjeçarit të vrarë nga efektivi i policisë
Lajme

Lulzim Basha shkon në familjen e 25-vjeçarit të vrarë nga efektivi i policisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar për ngushëllim në familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Mësohet se më herët, në familjen e viktimës ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Kujtojmë se për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv i policisë, Partia Demokratike ka reaguar ashpër, duke drejtuar gishtin nga qeveria të cilën e ka akuzuar përdorimin e policisë për terrorizimin e qytetarëve. Ndërsa blutë e Tiranës, PD i ka akuzuar për tentativën e manipulimit të provave.

Klodian Rasha u pikas nga dy punonjës patrullës “Shqiponja” rreth 1 orë pas mesnate, por sipas tyre, nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Polici 25-vjeçar u vu në ndjekje të tij, përafërisht nga zona e Don Boskos deri në Laprakë, ku qëlloi me armë dy herë duke i marrë jetën Rashës.

Polici tha se ishte trembur, pasi Klodian Rasha mbante diçka në dorë. Ndërsa SHÇBA vendosi për arrestimin e tij, pasi “ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.