COVID në vend/ 15 viktima dhe 752 raste të reja
Në vendin tonë shifrat e infektimeve të reja nga Covid-19 vazhdojnë të jenë të larta nga dita në ditë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk e kanë fituar betejën 15 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës dhe 752 ishin knfektime të reja.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2620 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren, dhe kanë rezultuar pozitivë 752 qytetarë.
Ndarja sipas qyteteve eketyre infektimeve vazhdon si më poshtë: 241 raste në Tiranë, 77 raste në Shkodër, 57 raste në Vlorë, 36 raste në Lushnje, 32 raste në Gjirokastër, 31 raste në Kuçovë, 29 raste në Berat, 28 raste në Sarandë, 24 raste në Lezhë, 21 raste në Krujë, 19 raste në Durrës, 15 raste në Fier dhe në Mat, 14 raste në Mirditë dhe Tepelenë, 12 raste në Korçë, 11 raste në Pukë dhe Kolonjë, 10 raste në Pogradec, 9 raste në Dibër, 8 raste në Mallakastër, 7 raste në Kukës, 6 raste në Malësi e Madhe dhe Gramsh, 5 raste në Kavajë, 4 raste në Devoll dhe Përmet, 3 raste në Delvinë, 2 në Librazhd, 1 raste në Elbasan.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 545 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 23.072 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 454 pacientë, 39 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



