Ministria e Shëndetësisë/ 7 të lënduar nga protesta e sotme
Prej orës 18:00 protesta e sotme u zhvillua me tensione të shumta dhe me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, këto të fundit shumë herë më të shumtë në numër në krahasim nga dita e djeshme.
Ministria e Shëndetësisë deklaron se zyrtarisht në spitalin r traumës po marrin trajtim mjekësor 2 protestues dhe 5 policë.
Sipas njoftimit të ministrisë njëri prej policëve paraqitet në gjendje me të rende pasi ka pësuar frakturë të kërcirit.
Ndërsa ditën e djeshme sipas ministrisë janë paraqitur për ndihmë mjeksore në spitale 16 policë dhe 2 protestues, ku njëri prej policëve ka dëmtime të rënda në njërin sy.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



