Vdes një tjetër mjek nga COVID-19
Në vendin tonë ka humbur jetën një tjetër mjek nga COVID-19. Mjeku në fjalë është Prof. Dr. Mihal Kerci, mjek anestezist pranë reanimacionit.
Mjeku prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë për shka të komplikacioneve të sëmundjes. Lajmin për ndarjen nga jeta të mjekut e ka bërë me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ish-deputeti i opozitës Tritan Shehu.
Postimi i plotë:
Një “Requiem” per Prof. Dr. Mihal Kerci!
Sot dite zije për Anestezi-Reanimacionin e mjekësinë shqiptare!
Disa orë më parë, pas javë përpjekje, disa herë shpresash, më tej dëshpërimesh ne humbëm një nga kolegët tanë më të mire, Kryetarin e Shoqatës sonë të Anestezi-Terapi Intensive, mikun e vlefshëm, njeriun e ditur, të mirë e të pa pertueshem, Mihalin tonë!
Familja e tij humbi atë pjesëtar, bashkëshort e baba shembullor.
Studentët nuk do të dëgjojnë me leksionet e tij plot shkencë e pasion, pacientët nuk do ta kenë me në momentet më të vështira të tyre mbi kokë, duke u transmetuar shpresë, besim e qetësi!
Anestezi-Reanimacionit shqiptar e Rajonal do t’i mungojë një nga “kolonat” e organizatorët më të vlefshëm të tij, zëri i tij nuk do të dëgjohet me plot dije e eksperiencë në Konferencat, debatet, diskutimet tona….
Do na mungojë të gjithëve, familjarëve, kolegëve, shokëve, miqve, të sëmurëve që presin të shërohen…qytetarëve në tërësi.
Ta kujtojmë gjithmonë ashtu siç ishte në jetën e punën e tij!
Ngushëllimet më të sinqerta e të dhimbshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



