Shkup/ Policia ndalon një 20 vjeçar Kosovar me dokumenta të falsifikuara në aeroport
Në një njoftim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut bëhet e ditur se një i ri nga Kosova është arrestuar në aeroportin e Shkupit pasi ka pasur dokumenta të falsifikuara.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes rasti është çuar në Prokurori dhe 20 vjeçari ndodhet për momentin në qendrën për migracion në Shkup.
Njoftimi i Ministrisë: Më 12.12.2020 në ora 11:45 në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar-Shkup”, policia ka arrestuar personin LL.K. (20) nga Republika e Kosovës. Policia pas inspektimit ka konstatuar se dokumenti slloven i udhëtimit dhe karta e identitetit të cilën personi në fjalë i ka dorëzuar për identifikim kanë qenë të falsifikuara. Gjatë kontrollit në bagazhet e tij është gjetur edhe një patentë shoferi nga Sllovenia, gjithashtu falsifikat. 20-vjeçari ka deklaruar se dokumentet i ka marrë nga një person në Veri të Mitrovicës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



