Djaloshi i sëmurë u fut në qeli si protestues, lirojeni para se t’u ngelet në dorë
Një qytetar i ka bërë thirrje policisë që të lirojnë nga qelitë e burgut një djalë të ri, i cili është i sëmurë dhe kurohet me ilaçe.
“Disa protestues janë dhunuar. Një djalosh, Andrea Bregu është me probleme kurohet, mora vesh se është dhunuar në komisariat.
Ai është i sëmurë, ku e gjejnë këtë të drejtë? Duhet një avokat apo një doktor që të shkojë se mund të mbesë në dorë dhe mund të jetë një shkak për kauza të tjera”,- tha qytetari.
Kohët e fundit policia ka arrestuar në rrugë dhjetëra të rinj, të cilët dyshohej se kishin marrë pjesë në protestë.
Ditën e sotme gjykata dha masën e sigurisë për 17 të arrestuar, 3 prej të cilëve i la në burg.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



