Gruaja që po i vinte flakën vetes: Jetoj me 7 mijë lekë në muaj
Gruaja e identifikuar si Fatime Gashi, kishte një shishe me benzinë në dorë dhe tentoi që ti vinte flakën vetes, por kalimtarët e rastit njoftuan në kohë policinë.
Gruaja dëgjohet të tregojë për vështirësitë ekonomike në familjen e saj.
Mësohet se ajo ka treguar se merr vetëm 70 mijë lekë të vjetra në muaj dhe nuk ka mundësi për të blerë ilaçe dhe ushqime.
E gjendur në këto kushte, gruaja tha se i ka mbetur vetëm të digjet me benzinë.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 14.12.2020, në orën 10:10, përpara Bashkisë së Durrësit, shtetasja F. G., rreth 60 vjeçe, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjej.
Shtetasja F. G. është shoqëruar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në ambientet e Policisë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



