44 respiratore të rinjë për spitalet COVID, financohen nga buxheti i shtetit
Ditën e sotme Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu, deklaroi nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” se 44 respiratore të rinj i janë shtuar kapacitetit të spitaleve për të përballuar me mirë situatën në të cilën ndodhemi.
“Edhe 44 respiratorë të rinj, të avancuar dhe me standarde i shtohen flotës së aparaturave, një investim i buxhetit të shtetit për këtë vit, për përballimin e epidemisë. Me investimet që kemi bërë, me mbështetjen që kemi patur, kemi sot 507 respiratorë në dispozicion të strukturave tona Covid dhe jo Covid, nga 200 që ishin në fillim të epidemisë, pra ky kapacitet është rritur më shumë se 2.5 herë”, tha Manastirliu.
Respiratorët e rinj janë të dedikuar për QSUT, për spitalin “Shefqet Ndroqi” por edhe për spitalet rajonale. Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se po bëhen përgatitje për hapjen edhe të spitaleve rajonale, sipas skenarëve të parashikuar.
Në prag të festave të fundvitit, ministrja Manastirliu ka bërë të ditur se strukturat shëndetësore do të jenë në gatishmëri të plotë, ndërkohë ka kërkuar edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të shmangur grumbullimet dhe respektuar rregullat për parandalimin e COVID19.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



