E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria mbyll hetimet për ish-komandon Merviol Bilo, pushon akuzën për vrasjen e Fabiol Gaxhës p
Publik News

Prokuroria mbyll hetimet për ish-komandon Merviol Bilo, pushon akuzën për vrasjen e Fabiol Gaxhës p

Komando Merviol Bilo

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish-komandon Merviol Bilo, i cili u përfshi në sherrin në ish-Bllok, që ndodhi dy vite më parë  ku mbeti viktimë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Vis Martianj e Eljo Hato.

Kushëriri i këngëtares Elvana Gjata dhe njëherësh truprojë i partnerit të saj Ervin Mata, ish-komando Merviol Bilo akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme”, shkruan newsbomb.al. Kjo vepër penale në ngarkim të tij është bërë për plagosjen e Vis Martinajt dhe Eljo Hatos.

Ndërkohë, për vrasjen e Fabiol Gaxhës, pjesë e grupit të Vis Martinajt, Prokuroria ka pushuar akuzën. Ish-komando Merviol Bilo nuk do të gjykohet për këtë vrasje, pasi sipas prokurorëve i ndjeri ka qëlluar i pari me armë zjarri ndaj grupit rival.

Në këto kushte thotë organi i akuzës, Merviol Bilo ka qenë në “kushtet e mbrojtjes ekstreme” sepse është vënë përballë kërcënimit potencial për vrasje pasi viktima Fabiol Gaxha i ka drejtuar armën dhe ka hapur zjarr, shkruan newsbomb.al. Për tu mbrojtur, ish-komando Bilo që aktualisht është në arrati, ka hapur zjarr për tu mbrojtur dhe ka qëlluar Fabiol Gaxhën.op po

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.