E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj: 850 kredi të buta për çiftet e reja
Publik News

Veliaj: 850 kredi të buta për çiftet e reja

Në mbledhjen e sotme për të diskutuar mbi buxhetin e vitit të ardhshëm të Bashkisë se Tiranës, kryebashkiaku Veliaj ka dhënë një lajm të mirë për të gjitha çiftet e reja. Këshilli Bashkiak miratoi sot vendimin që i vjen në ndihmë direkt familjeve në nevojë dhe çifteve të reja.Veliaj është shprehur se janë miratuar 850 kredi të buta për familjet e reja.

“Lajmi më i mirë sot për buxhetin, por që lidhet me rininë dhe çiftet e reja, ka të bëjë me 850 kredi të buta, të cilat do i japim në këtë raund të parë për 850 familje të reja, që kanë ardhur në Tiranë me aspirata e ëndrra të mëdha, për çifte të reja që kanë mbaruar Universitetin dhe sapo kanë filluar punë këtu. Strehimi i familjeve të reja apo i familjeve të prekura nga tërmeti do të jetë refreni i këtij viti”, deklaroi Veliaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.