Gati spitali për COVID në Elbasan
Një tjetër spital COVID është gati për të pritur pacientë në vendin tonë. Bëhet fjalë për spitalin COVID numër 5 në qytetin e Elbasanit. Rrjedhimisht ky është i pari spital Covid jashtë Tiranës i vendosur në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan.
Nga informacionet bëhet me dije se spitali ka një kapacitet prej 81 shtretërish, por mund të zgjerohet sipas situatës. Drejtoresha e Qendrës Spitalore të Elbasanit, Dasantila Tahiraj, ka shpejtuar me detaje edhe mënyrën se si do të funksionojë ky spital.
“Pacientët do të fillojnë të shtrohen kur të ezaurohen të gjithë shtretërit e spitaleve Covid. Spitali rajonal i Elbasanit ka vënë në dispozicion të Covid-it 81 shtretër të cilët do të jenë të dedikuar për të shtruarit Covid. Ministria e Shëndetësisë ka bërë përgatitjet duke na pajisur me aparatura dhe bazën materiale të nevojshme. Duke shtrirë linjat e oksigjenit në të gjithë shtretërit e këtyre ambienteve që po vihen në dispozicion, gjithashtu dhe trajnimi i stafi ”, tha Tahiraj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



