Meta: Rama detyroi 90 % e shqiptarëve të punojnë për një grusht politikanësh
Presidenti Meta në ‘Çim Peka Live’ foli edhe për shpopullimin e Shqipërisë si pasojë e klientelizmit të qeverisë Rama me oligarkët. Meta tha se Shqipëria ka qenë përpara vendeve të rajonit përsa i përket hapjes së kapitujve të negociatave, ndërkohë që tashmë është lënë pas nga popuj që janë 50 përqind me Evropën dhe 50 përqind me Rusinë.
‘Shiko sa mbrapa jemi me negociatat në raport fqinjët.
ka Janë lojërat që janë bërë më Kushtetutën.
Është një çështje shumë më e prekshme. Janë çështje oligarkike të lidhur me pushtetin që janë kaq të painteresuar që të kemi një shtet të së drejtës, që mbron të drejtat e shqiptarëve.
E dini që sot 90 përqind e shqiptarëve punojnë për shumë pak persona, që janë politikanë me ndikim apo sipërmarrës apo të ashtëquajturit oligarkë, që vetëm përfitojnë.
Që kanë bërë ligje speciale. Dhe sa shumë ligje speciale janë bërë tani që s’ka qenë Gjykata Kushtetuese.
Për të cilët po jepen konceisione mbi koncesione dhe pasoja është që sot kemi shpopullim dhe jo emigrim.
Nëse nga Serbia ikin për 1 mijë banorë 1 serb, nga Shqipëria ikin 12 shqiptarë.
Nga Bosnja ikin 1, shqiptarët ikin 18.
Nga Mal i Zi ikën 1, nga Shqipëria ikin 17.
Nëse nga Kosoba ikën 1, nga Shqipëria ikin 4.
Ky ka vetëm një term, quhet shpipoull
Dhe pasojat janë shumë të mëdha.
Sipas institucioneve europiane një kilometër rrugë në Shqipëri, kushton 5 herë më shumë se në Serbi që nuk është as ndonjë vend për tu marrë shembull.
Edhe përpara 30 qershorit kam bërë përpjekje që të kemi zgjedhje gjithëpërfshirëve vendore.
Kjo ka qenë përpjekja ime kryesore dhe madjë kam thënë që meqë maxhoranca ka vënë në diskutim edhe legjitimitetin e Presidentit, kam thënë që si President të shkojmë në zgjedhje të parakoshme.
Që shqiptarët ti japin një zgjidhje legjitimitetit edhe të pushtetit vendor edhe për Presidentin. Nuk kam asnjë merak për t’u votuar nga shqiptarët.
Të gjithë duhet të kontribuojmë që ti japim fund kësaj mungese legjitimiteti.
Modeli im si President ka qenë shumë i qartë
Unë jam Presidenti i Republikës, që do bashkëpunoj me qeverinë që shkon në interes të popullit shqiptar, që është në harmoni me interesin kombëtar dhe publik.
Katër vjet pa gjykatë Kushtetuese, nuk do gjeni asnjë shkresë nga Parlamenti ndaj Presidenti për bashkëpunim.
Apo nga një ambasadë për ti paraprirë një krize të mundshme.
Por do gjeni nga Presidenti i Republikës ndaj KED që janë sabotuar nga KED me qëllim që vendi të ishte pa Gjykatë Kushtetuese.
Që të ishim në një situatë që ata të zgjidhnin një person në krye të KED që të bënte ato që bëri.
Të gjitha shqetësimet e Presidentit që kanë shkuar në KED u kanë shkuar edhe parlamentit edhe ambasadave.
Asnjëherë nuk e kam ndjerë veten vetëm.
2 marsi tregoi që nuk jam vetëm.
Edhe i vetëm të mbetesha në këtë betejë do bëja njësoj, sepse kjo është një betejë që nuk e bën tërësisht një President.
Shoqëria ka fituar. Është shumë e qartë për atë që ka ndodhur.
Shoqëria e ka kuptuar që vota e çdo qytetari është arma më e fortë në një vend demokratik.
Një një vend ku qeveria kërkon që populli ta ketë frikë, është një qeveri tiranike.
Unë kam shumë besim të populli shqiptar, që ka ditur ti kalojë në mënyrën më të mirë situata edhe më të vështira.’
Presidenti Meta u shpreh ndër të tjera se Prokuroria edhe sot që po flasim është e pushtuar nga maxhoranca, ku jo vetëm nuk hetohet asgjë, por edhe bandat po dalin nga qelitë në prag të zgjedhjeve. Për ta ilustruar këtë mendim, Meta solli edhe rastin e kallëzimeve të tij në SPAK dhe në Prokurori ndaj Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilët nuk janë hetuar.
‘Jemi të qartë që Prokuroria është pushtuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



