Video e postuar ngë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ku kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri Lefter Koka ftonin Nasip Naçon t’u bashkohej për një gotë verë është bërë virale, madje nuk kanë munguar as montazhet.
Një prej montazheve të kësaj video e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe shefi i kabinetit të Lulzim Bashës, Dorian Teliti.
Video e publikuar nga Kryemadhi është miksuar me videon ku këngëtari Aleksandër Gjoka muaj më parë ofendonte kryeministrin Rama, pas masave të marra për mbylljen e vendit për shkak të COVID-it.
Në videon e publikuar nga Teliti, Rama dhe Koka komunikojnë me Aleksandër Gjokën dhe e ftojnë për një gotë verë, pork y i fundit i shan duke i quajtur kokrrat e ku*vës.



