E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha vijon me  akuzat:  Qeveria  ka lënë në mëshirë të fatit shqiptarët
Publik News

Basha vijon me akuzat: Qeveria ka lënë në mëshirë të fatit shqiptarët

Në një prononcim për mediat nga selia e PD, Basha tha se ndërkohë që qytetarët shqiptarë po përballeshin me përmbytjet, ministrat e Ramës darkonin në restornate më të shtrenjtë në Dubai.

“Duket sikur jemi mësuar me gjithçka. Kjo nuk është gjë e mirë, madje kjo është e rrezikshme, shkatërrimtare për shoqërinë . Dy ditë më parë kur mijëra familje rrezikonin shtëpitë e tyre, kur mijëra familje kalojnë vitin e dytë në çadra, ministrat e Edi Ramës po darkonin në një nga restorantet me të shtrenjta të botës 1 mijë dollarë bifteku. Ndërkohë që njerëzit po shtyhen drejt krizës ekonomike më të thellë.

Ata nuk kanë turp, por mesa duket para kanë. Kanë shumë!  Dje u publikua një raport që qeveria e Ramës  ka shumëfishuar paratë gjatë këtyre viteve. Anëtarët e Ramës kanë trefishuar pasuritë”, tha Basha.

Kryedemokarti tha se është koha për ndryshim dhe këtë ndryshim, sipas tij do ta sjellë PD.

“Kjo është arsyeja që qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit, ndërsa qytetarët darkojnë me faturat të kripura 1 mijë euro bifteku. Është koha për ndryshim, është koha për një qeveri që të mendojë për ju. Është koha që qeveritarët që abuzojnë me pushtetin të shkojnë para drejtësisë. Është koha për ndryshim dhe këtë ndryshim do ta sjellim  ne”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.