Opozita bashkë në zgjedhjet e prillit
Kreu i LZHK-së Dash Shehi, është shprehur sot pas marrëveshjes që arriti me kreun e PD Lulzim Basha për të qenë në listën e PD, se në besimin e tij, 5 aleatët do të jenë listë. Ai nuk përjashtoi mundësinë që të tjerë mund të shtohen.
Në listën e PD do jenë 5 aleatët tradicionalë, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dash Shehi, Vangjel Dule dhe Agron Duka.
“Unë them që në fund të kësaj historie, do përfundojë si e patëm filluar në fillim. Ne 5 partitë këtu do jemi në listë me PD. Mund të ketë të tjerë, pastaj. Unë do uroja që dhe këta që thoni ju. I bëj thirrje përditë, Topallit, Patozit dhe Topit. Të vijnë t’i bashkohen grupit të madh opozitar. Rri akoma me shpresën e budallait që do bëjë këtë lloj lufte për tu bashkuar”, u shpreh Shehi.
Kujtojmë se deri tani, marrëveshje me Bashën kanë arritur Dash Shehi, Agron Duka dhe Nard Ndoka. Në negociata janë Fatmir Mediu dhe Vangjel Dule, ndërsa për LSI nuk ka zëra se po tenton marrëveshje me PD.
“PD dhe opozitës në përgjithësi, i vlen dhe një votë jo më një parti. I vlejnë sindikalistët, nëse ka. Intelektualët e pavarur. Njerëzit që bëjnë opinion. Të gjithë këto i vlejnë opozitës. Kam shpresë se kjo do bëjë që të rritet rezultati, por të prodhojmë dhe një filozofi të re, mënyrën sesi bëhet politikë. Ka mbaru koha e individëve që e marrin Shqipërinë dhe e nxjerrin nga e keqja, se këto eksperimente dolën pa sukses”, shtoi Dash Shehi në Report TV.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



