E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria thellon hetimet për  skemën e zhvatjes nga TIRJA në spitalin “Shefqet Ndroqi”
Publik News

Prokuroria thellon hetimet për skemën e zhvatjes nga TIRJA në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Sipas Prokurorisë ka dyshime se Tire Alldervishi ka bashkëpunuar me mjekë dhe infermiere dhe këto dyshime ngrihen për faktin se ajo herë pas here i ka dhënë vajzës së pacientes receta me ilaçe që ajo duhet të blinte për të ëmën.

Për të konfirmuar nëse këto ilaçe janë përdorur për mjekimin e pacientes prokuroria ka sekuestruar kartelën mjekësorë të pacientes, librat e shërbimit që do të konfirmojë turnet e mjekëve dhe infermierëve në 24 orë.

Gjithashtu janë sekuestruar telefonat celularë të së dyshuarës dhe vajzës që e ka denoncuar si dhe pamjet filmike të Covid 2. Prokuroria ka dyshime se gjendet përpara një skeme zhvatjeje ndaj pacientëve prekur nga Covid19. /BW/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.