Grida Duma: Nuk e duroj dot këtë pyetje sepse as që mendohet koalicioni PD- PS
Lulzim Basha pak muaj para zgjedhjeve ka arritur një marrëveshje politike me aleatë të tij, ndërsa po vazhdojnë negociatat me aleatët e tjerë.
Ndërkohë kanë ekzistuar dhe aludime që Rama dhe Basha mund të bëjnë bashkë një koalicion të madh. E ftuar në “Open” ish-deputeja e PD Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së.
Pyetje: Ka një thashethem qe Rama merr mandatin e tretë dhe do të bashkëqeverisë me Bashën, sa mundësi ka që të ndodhë kjo?
Duma: Unë se duroj dot pyetjen. Kjo është një diversion që e bën Partia Socialiste për të ulur entuziasmin e demokratëve. Nuk duroj dot pyetjen. 0 mundësi të ndodhë kjo. Nuk ka asnjë shans. Kjo që thoni fyen të gjithë demokratët që punojnë dhe që angazhohen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



