E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sejko bën bilancin për vitin e shkuar: Pandemia ndikoi negativisht, por e përballuam mirë. Norma bazë e interesit do të mbetet 0.5%
Publik News

Sejko bën bilancin për vitin e shkuar: Pandemia ndikoi negativisht, por e përballuam mirë. Norma bazë e interesit do të mbetet 0.5%

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë,Gent Sejko pas një mbledhje të zhvilluar me Këshillin Mbikqyrës bëri bilancin e vitit të shkuar.

Sejko tha se ekonomia shënoi rënie 3.5%, kreditë shkuan në nivel 7.7% ndërsa niveli i kredive të këqija mbeti në nivel 8.1%.

Sipas tij defiçiti buxhetor në 11 muajt e parë të 2020 kaloi 5% ndërsa tha se në vijim norma bazë e interesit do të mbetet 0.5%.

Sejko: Aktiviteti ekonomik shfaqi tendenca rikuperimi në tremujorin e fundit të vitit, por mbetet ndikimi negativ i ekonomisë si në makro-ekonomi dhe në bizneset e vogla edhe individë. Inflacioni arriti vlerën mesatare në tremujorin e katërt të 2020. Sipas INSTAT aktiviteti ekonomik shënoi rënie 3.5% gjatë 3-mujorit të tretë. Zgjerimi i kërkesës agregate u pasqyrua në rritjen e aktivitetit ekonomik në industrinë e ndërtimit. Përmirësimi i ekonomisë u pasqyrua dhe në rritjen e puënsimit.  Rikuperimi është ndihmuar dhe nga stimuli fiskal dhe politikat monetare.

Defiçiti buxhetor kaloi 5% në 11 muajt e vitit të kaluar. Sipas vlerësimeve tona, politikat monetare krijuan një ambient të përshtatshëm, kursi i këmbimit ishte në nivel të qendrueshëm. Kredia për sektorin privat shënoi rritje 7.7% në 2020, duke ndihmuar familjet shqiptare. Banka e Shqipërisë vlerëson se sektori privat ka ndihmuar në përballimin e pandemisë.

Normalizimi i ekonomisë do të vijojë të mbështet nga stimuli i politikave ekonomike. Balanca e rreziqeve mbetet në kahun e poshtëm, nga përkeqësimi i mundshëm i pandemisë në vend dhe në botë. Këshilli mbikqyrës vendosi të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit në 0.5%. Këshilli mbikqyrës theksoi se politika monetare do të mbetet favorizuese, që do të mundësojë kthimin e inflacionin në nivele të qendrueshme.

Pyetje: A ka vend për masa të tjera?

Sekjo: Lufta kundër parasë ‘cash’ ka qenë në fokus gjatë kësaj kohe, gjithmonë ndodh në të tlla situatash krize. Paraja duhet të qarkullojë përmes bankave, por duhet të modernizohet sistemi i pagesave. Heqja e komisioneve në bankat e nivelit të dytë ka pasur ndikimin e tyre. Gjatë këtij viti do bëjmë të mundur qarkullimin e pagesave në euro.

Kreditë e këqjia do vijnë në rritje thamë, por në 2020 nuk janë rritur, ishte 8.1%. është një tregues pozitiv. Dhe kredia u rrit 7.7%. sektori financiar pavarësisht nga kriza pati rezultat pozitiv.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.